E Diel, 1 Nëntor 2026

Drogë e armë nga Shqipëria, shkatërrohet banda italo-shqiptare

Policia italiane ka shkatërruar një bandë italo-shqiptare ndërsa në pranga kanë përfunduar 18 persona, 11 shqiptarë dhe 7 italianë.
Guardia di Finanza dhe drejtoria e Antimafia në Lecce njoftuan se kanë shkatërruar një organizatë kriminale, e ndërsa shqiptarët e arrestuar dërgonin kokainë nga Shqipëria në Itali si dhe armë që shkonin në duart e grupeve kriminale të tjera.
 

Mes të arrestuarve janë Ernest Bodlli 21 vjeç, Armand Uka 27 vjeç, Luan Çela 31 vjeç, Marte Kocli 55 vjeç , Daniel Kocli 28 vjeç, Qamil Bodli 50 vjec, Vilson Kolci 25 vjeç, Nikolin Curri 42 vjeç, Erind Jaku 35 vjeç, Ilir Kocli34 vjeç dhe Leonardo Tushaj 34 vjeç.
Gjatë kontrolleve të zhvilluara ndërsa po kryeshin arrestimet, u sekuestruan mbi 700 gramë kokainë që sipas hetuesve shpërndahej në lokalet e natës dhe diskoteka. Gjithashtu janë sekuestruar edhe disa prona të paluajtshme dhe autovetura, me një vlerë kompleksive prej 250 mijë eurosh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›