E Shtunë, 31 Tetor 2026

Noka pret Amb. Moro: Forcim të bashkëpunimit dypalësh

Ministri i Brendshëm Flamur Noka, priti në një vizitë kortezie, Christine Moro, ambasadoren e Repubikës së Francës në Shqipëri. Gjatë takimit, Ministri Noka vlerësoi bashkëpunimin e të gjitha strukturave të Ministrisë së Brendshme me strukturat homologe franceze.
 

"Dëshiroj që në emër të Ministrisë dhe në emrin tim personal, të vlerësoj maksimalisht ndihmën që qeveria franceze, nëpërmjet strukturave homologe, ka dhënë për dikasterin që unë drejtoj në fushën kundër krimit, shkëmbimin e informacionit dhe trajnimet e specialistëve tanë në luftën kundër narkotikëve, trafikimit të qenieve njerëzore, si edhe trajnime në fushën e aplikimit të teknikave speciale përsa i përket hetimit të krimit"u shpreh Noka.
 

Nga ana e saj ambasadorja Moro ka vlerësuar frymën e lartë të bashkëpunimit që ka gjetur te Ministria e Brendshme dhe gjithë strukturat në varësi të saj.
 

Në këtë kuadër, Moro ka nënvizuar bashkëpunimin dypalësh me qëllim forcimin e kapaciteteve të administratës publike dhe në kuadër të zbatimit të Strategjisë së Reformës në Administratën Publike, 2009 - 2013.

"Ekspertët tanë këtë trajtim në nivel teorik po e gërshetojnë edhe në nivel praktik, për të konsoliduar themelet e Shkollës së Administratës Publike Shqiptare", u shpreh znj.Moro.
 

Në përfundim të takimit Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, shprehur bindjen se bashkëpunimi i frytshëm dypalësh do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›