The Guardian Huliganet serbe lidhje me politiken

Gazeta prestigjioze angleze "The Guardian", ka botuar një analizë të gjerë të grupeve të simpatizuesve në Ballkan, me theksin tek grupet serbe dhe maqedonase. “The Gaurdian” thekson se nëse huliganët në vendet e tjera janë të stigmatizuar, simpatizuesit e dhunshëm në Serbi dhe në Maqedoni kanë ndikim dhe ‘mbjellin” frikë , për shkak se kanë lidhje të ngushta me politikanët”. Sipas analizës së The Guardian, të cilën e transmeton gazeta serbe Blic, gjatë kohës së luftërave të viteve ’90-ta, tribunat e klubeve më të forta kanë qenë qendra rekrutuese për njësitë paraushtarake në ish-Jugosllavi. Më të njohurit nga këta kanë qenë “Tigrat”, njësi këto të krijuara kryesisht nga simpatizuesit e Cërvena Zvezdës së Beogradit, me të cilët ka komanduar gangsteri Zhelko Razhnjatovic, i njohur si Arkan, shkruan ndër të tjera Guardian. Ndërkohë që vetëm një ditë më parë në pjesën e dytë të një ndeshje futbolli simpatizuesit e ‘Radit’ të Beogradit “United Force”, në Nish kanë djegur flamurin shqiptar dhe atë të Republikës së Kosovës. Ky akt ka ndodhur gjatë ndeshjes midis Radnickit të Nishit dhe Radit të Beogradit.