E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Arabi: Të ndëshkohen ata që përdoren armë kimike në Siri

Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Nabil al Arabi e ka komentuar sot gjatë një takimi në Kajro iniciativën ruse për Sirinë. Vënia nën kontroll ndërkombëtarë e armëve kimike për Nabil al Arabi është ngjarje e rëndësishme e cila duhet trajtuar me seriozitetin e duhur.

Por më tej ai shton se ata që përdorën armët kimike duhet t; ndëshkohen dhe të vihen përpara drejtësisë ndërkombëtare.

“Iniciativa ruse që të vë armët kimike sirianë nën kontrollin ndërkombëtar përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm në rrugën drejt zgjidhjes së krizës siriane dhe kjo ide duhet të trajtohet me seriozitetin më të madh për tu siguruar që kjo iniciativë nuk përjashton ndëshkimin e atyre që kanë përdorur armë kimike, dërgimin e tyre para tribunalit ndërkombëtar dhe konsiderimin e një veprimi të tillë si krim lufte, që nuk i del afati me kohë”, ka thënë al Arabi. 

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›