Vrasja e 30-vjeçarit në Laç, arrestohen 3 autorët
Policia e Kurbinit ka arrestuar mbrëmjen e së dielës tre autorët e dyshuar të vrasjes së Gëzim Gjonit, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Laçit.
Në prangat e policisë kanë përfunduar Tor Gjomarkaj, Napolon Doçi dhe Arben Leka.
Prangosja e tyre erdhi pas disa sinjalizimeve se të dyshuarit për vrasjen ishin strehuar te një i afërm në periferi të Laçit.
Burime policore thanë se në momentin e arrestimit u sekuestrua edhe një pistoletë “Bereta”, me të cilën dyshohet se është kryer krimi.
Organi i akuzës ka nisur hetimet për veprën penale të vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim