E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e 35-vjecarit himariot, Gjykata e Vlorës lë në burg Ilir Mukën (VIDEOT)

Vlorë, 16 gusht, NOA - Gjykata e Vlorës ka dhënë sot, masën e sigurisë, arrest me burg për Ilir Mukën, të riun që aksidentoi Aristotel Gumën tre ditë më parë në Himarë kurse me heret edhe per te dyshuarit e tjere qe ishin arrestuar nje dite pas ngjarjes.

Masa e sigurisë është dhënë në bazë të pretencës që ka kërkuar Prokuroria, duke e akuzuar Mukën për vrasjen e 35 vjeçarit Guma.

Ndërkohë që prokurori i çështjes ka kërkuar për gjashtë të rinjtë e tjerë, dënimin me 5 milionë lekë gjobë dhe për dy prej tyre nga një muaj burg.

20 vjeçari, Ilir Muka u vetdorëzua dje në policinë e Vlorës, pas fshehjes për tre ditë në një zonë të Himarës.

Muka ka thënë se aksidenti që shkaktoi reagimin e banorëve të Himarës, ka qenë i rastësishëm dhe ngjarja nuk ka pasur motive raciste.

Muka është i akuzuari kryesor, ndërkohë që policia ka arrestuar dhe të rinjtë e tjerë që ishin me të natën e ngjarjes. Ata janë Aleksandër Lavdosh Gjokaj, Bledar Engjëll Meminaj, Andi Petrit Kotorri, Juxhin Mentor Mustafaraj, Dijon Gjolek Bushi, Fabjon Fatosh Jahaj dhe Endrit Zeqir Salataj.

NOA

VIDEOT:
Reagimet politike:

swfobject.embedSWF('http://www.youtube.com/v/uLvWFPMv5N0','avreloaded0','300','240','9.0.28','/plugins/content/avreloaded/expressinstall.swf', false,{wmode:'opaque',bgcolor:'#FFFFFF'},{id:'p_avreloaded0',styleclass:'allvideos'});

Pamje nga varrimi i Gumës

swfobject.embedSWF('http://www.youtube.com/v/sZqGswmDSWg','avreloaded1','300','240','9.0.28','/plugins/content/avreloaded/expressinstall.swf', false,{wmode:'opaque',bgcolor:'#FFFFFF'},{id:'p_avreloaded1',styleclass:'allvideos'});

Reagon Ministria e Brendshme

swfobject.embedSWF('http://www.youtube.com/v/Xvxmf-7dwTY','avreloaded2','300','240','9.0.28','/plugins/content/avreloaded/expressinstall.swf', false,{wmode:'opaque',bgcolor:'#FFFFFF'},{id:'p_avreloaded2',styleclass:'allvideos'});

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›