Aksidentet e shumta,policia ashpërson masat
16/08/2010 Vazhdon patrullimi me task-forcë
TIRANE- Aksidentet e shumta që kanë ndodhur gjatë kësaj kohe në kryeqytet kanë detyruar drejtuesit e Drejtorisë së Qarkullimit Rrugor të marrin një sërë masash parandaluese, në mënyrë që të ulet numri i lartë i aksidenteve si dhe të shmanget bllokimi i rrugëve nga trafiku. Për t’i bërë ballë këtij fenomeni, uniformat blu të Policisë Rrugore do të përdorin të gjitha format e penalizimeve për kundërvajtësit, duke filluar nga vënia e gjobave, heqja e patentës e deri në bllokimin e automjeteve. Rrugorët thanë se aktualisht po veprohet me njësi task-forcë në akset kryesore të kryeqytetit, ku janë angazhuar shërbime të policisë, si dhe janë instaluar disa radarë, me qëllim kontrollin e trafikut në rrugë për të shmangur aksidentet apo shkeljet e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve. Ky plan masash nuk është vënë në zbatim vetëm për situatën aktuale të qarkullimit rrugor, por mësohet se ai i paraprin edhe muajit dhjetor, kur në Shqipëri kthehen emigrantët. Nga fluksi i madh i këtyre të fundit në Tiranë bllokohen shumë rrugë kryesore, si dhe ritet ndjeshëm numri i aksidenteve automobilistike. Mësohet se drejtuesit më të lartë të strukturave të Policisë Rrugore në qendër kanë vazhduar çdo ditë verifikimin në terren për masat e marra nga shërbimet e policisë në akset rrugore të konsideruara të rrezikshme.