Vrasja e 47-vjeçarit në Kavajë, ngjarja pas konfliktit për parkimin e makinës

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarje e rëndë që u regjistrua në qytetin e Kavajës, ku pas një sherri për motive të dobëta mbeti i vrarë 47-vjeçari A.I.. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se konflikti nisi pasi viktima kishte parkuar automjetin pranë banesës së autorit, personi me inicialet L.P.
Ky i fundit ka dalë nga banesa dhe i ka kërkuar 47-vjeçarit të largonte makinën. Debati verbal mes tyre u përshkallëzua shpejt, ndërsa sipas dëshmive, viktima i është përgjigjur me tone të ashpra. Në atë moment, autori ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur dy herë 47-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe janë në kërkim të autorit.
/rtsh.al/