Vrasja e 5-fishtë, shqiptarët në protestë: Nuk jemi ne fajtorët
SHKUP- Qindra shqiptarë ashtu sic kishin paralajmëruar, kanë nisur mesditën e sotme në lagjen Çair në Shkup protestën e tyre kundër arrestimeve për vrasjen e 5-fishtë, në Smilkovc.
Shqiptarët duke shprehur dhimbjen e tyre për 5 të vrarët, kanë kërkuar që autorët e vërtetë të krimit të dalin para drejtësisë, ndërkohë që kanë kërkuar që gishti i fajit mos të drejtohet nga shqiptarët.
Protestat e organizuara përmes rrjeteve sociale, do te mbahen edhe ne Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër, Strugë dhe Kumanovë, me moton “Stop rasteve të montuara politike kundër shqiptarëve”. Ndërsa nesër maqedonasit pritet të mbajnë protestë paqësore para qeverisë, për të dënuar autorët e vrasjes së pesëfishtë.
Në prag të protestave të paralajmëruara në Shkup, si nga nga shqiptarët, ashtu edhe nga maqedonasit, partitë politike në Maqedoni bënë thirje për qetësi dhe maturi. Ndërkohë, edhe faktori ndërkombëtarë në Shkup, SHBA, BE dhe përfaqësitë e tjera diplomatike kanë bërë thirrje për protestë të qetë dhe demokratike, duke shmangur incidentet dhe duke i lejuar institucioneve që të hetojnë dhe zbardhin vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc.
(el.me/BalkanWeb)