Studimi i fizibilitetit, KE pyetësor për Kosovën
PRISHTINË- Komisioni Europian ka përgatitur një draft të pyetësorit për studimin e fiziblitetit, që çon në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën.
Në këtë dokument, institucioneve të Prishtinës u kërkohet të japin shpjegime të detajuara për gjithçka. Gazeta Kosovare Express ka shtënë në dorë pyetjet e Komisionit, të cilave me dinamikën e tanishme, vështirë se mund t’u jepet përgjigje pozitive për një kohë të gjatë.
Duke marrë parasysh volumin e madh të pyetjeve dhe kërkesave që Komisioni Europian u drejton institucioneve të Kosovës, ato do të kenë një punë të lodhshme në ofrimin e përgjigjeve të detajuara për secilën kërkesë. Skanimi që BE synon t’i bëjë Kosovës para se të propozojë nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit përfshin shumë fusha.
Komisioni Europian kërkon të dijë më shumë rreth kornizës së legjislacionit dhe politikave, kornizës institucionale, zbatimit praktik të legjislacionit dhe politikave, funksionimin e institucioneve si dhe një vetëvlerësim se sa afër është Kosova me standardet e BE’së. Ky pyetësor, me 35 faqe përmban pyetje dhe kërkesa të detajuara, e që është i ndarë në tre kapituj, ka për fokus kriteret politike, kriteret ekonomike dhe aftësinë për të marrë përsipër obligimet që dalin nga MSA.
(el.me/BalkanWeb)