E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e 6-vjecares policia Nga nje i aferm 9-vjecar

Lezhe - Vrasja e vajzes 6-vjecare nuk eshte kryer nga e motra por nga nje 9-vjecar i aferm i saj. Kjo eshte deklarata zyrtare per shtyp e policise se Lezhes lidhur me ngjarjen e rende te ndodhur mesditen e se dieles e dhene vetem mengjesin e se henes.


Ne kete deklarate thuhet se me date 19.12.2010 rreth ores 1350 ne fshatin Patok te rrethit Kurbin komuna Fushe-Kuqe eshte vrare me arme zjarri gjahu teke gjysme automatike kalibri 12mm shtetesja me iniciale K.M e datelindjes 2004 banuese ne fshatin Patok te rrethit Kurbin komuna Fushe Kuqe.


Ne vendngjarje u sekuestrua arma e gjahut 1 nje gezhoje fisheku i kalibrit 12 mm si dhe kater fisheke qe ndodheshin ne gushen e armes. Ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku u kryen veprimet e para hetimore si keqyrja e vendit te ngjarjes keqyrja e kufomes si dhe marrja e deklarimeve.


Nga deklarimi i femijes me iniciale T.T. i datelindjes 2001 banues ne fshatin Patok te rrethit Kurbin komuna Fushe-Kuqe i pyetur ne prani te nenes se tij dhe psikologes thuhet se kane qene duke luajtur ne banesen e gjyshit te tij kur ka marre armen e gjahut qe ndodhej ne dhome me qellim per ta fshehur dhe larguar pasi viktima me iniciale K.M. e kishte marre ate dhe po luante por ne kete moment i eshte shkrehur arma pa dashje duke qelluar ne fytyre shtetasen e siperpermendur duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjehershme.


U kryen veprimet e para hetimore e procedurale dhe materialet do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Kurbin per vepren penale te vrasjes nga pakujdesia parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal.


Nderkohe diten e diel te aferm te familjes te pyetur nga mediet deklaruan se ngjarja kishte ndodhur ne banesen e familjes dhe se vajza ishte qelluar aksidentalisht nga e motra edhe ajo e mitur. Policia ne fillim e deklaroi ngjarjen si vetevrasje aksidentale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›