Nje klase e baletit kontemporan
Shkolla koreografike shqiptare
Kur merresh me kerkime rastesia te ve shpesh perballe te papriturash te kendshme te cilat jo pak here te frymezojne dhe te nxisin per te shkruar. Dhe rasti e solli qe te ishte pikerisht keshtu diten e premte kur mu dha mundesia te ndiqja nje provim te klases se baletit ne Shkollen Kombetare Koreografike ne Tirane.
Nxenesit e klases XI nen udheheqjen e koreografes Anila Vasjari dhe drejtimin muzikor te pianistes e muzikologes Valbona Duraj paraqiten nje program te dyfishte i cili vinte krah njeri-tjetrit teknikat dhe gjuhen stilistike te baletit klasik me shprehjet energjine dhe levizjet e lirshme te atij kontemporan.
Sigurisht nese do te ishim ne nje shkolle tjeter te ngjashme te Europes dhe te botes nje program i tille nuk do te ishte befasi por per shkollen shqiptare te koreografise kjo praktike ka vetem dy vjet qe realizohet.
Me mire vone se kurre do te thoshte dikush megjithate nuk do te ishte nje justifikim i mjaftueshem.
Nuk ndodh gjithmone qe perpjekje te tilla te vijne si rrjedhoje e punes se heshtur por plot pasion te njerezve te caktuar dhe kete ka bere kesaj here edhe koreografja Anila Vasjari me nxenesit e saj. Pasi ka studiuar vete ne Itali eshte kthyer dhe me deshiren per ti edukuar nxenesit me nje vizion ndryshe ka nisur punen me ta.
Dhe ne kete pike nuk behet fjale thjesht dhe vetem per Alberigon Olsin Iglin Tanin dhe Gerhardin djemte e talentuar dhe as per pasionin e nje mesuesi por per nje nisme qe perpiqet te afroje kete pervoje moderne mbi baza profesionale. Pa u vene ne pozitat e nje imituesi apo kopjuesi te keq qe ne hapesiren artistike dhe pseudoartistike shqiptare i gjen shpesh kjo perpjekje nis aty ku duhet tek shkolla dhe edukimi.
Kercimi eshte nje kerkim per te gjetur menyra te reja komunikimi artistik permes trupit gjestit dhe marredhenieve qe keta krijojne me hapesiren muziken po aq sa edhe me vetveten - shprehet koreografja Vasjari duke mos e fshehur pasionin qe ka ndaj tij.
Baleti bashkekohor kerkon nje pune shume te madhe trupore kontroll te frymemarrjes kontraktimit dhe ckontraktimit te trupit por mbi te gjitha ai vjen si nje pervoje inteligjente e cila fillon me nje mendim qe me pas behet gjest teknike dhe emocion.
Megjithate tjeter gje eshte ta njohesh kete pervoje duke e pare ne nje shfaqje dhe tjeter ta mesosh ate ne menyre profesionale e te thelluar.
Fakti qe eshte dashur kaq kohe per ta realizuar nje gje te tille eshte nje arsye me shume per te kuptuar kompleksitetin e ketij lloji kercimi po aq sa edhe forcen inteligjente te tij.
Jemi mesuar ti shohim balerinet e rinj si pjese e spektakleve te tipit talent-show ku juria e nderuar gjykon njerin apo tjetrin dhe ne fund shpall fituesin. Ne nje atmosfere te tille spektakolare duket sikur cdo gje fillon e mbaron aty. Mund te jete edhe keshtu por ne te vertete lenda per te cilen talenti dhe aftesia e tyre kane nevoje fshihet diku tjeter dhe jo te gjithe e njohin.
Te pakte jane ata qe e dine vertet se cdo te thote te punosh me keta nxenes ti edukosh ne profesionin e tyre dhe mbi te gjitha tiu hapesh horizonte te reja edhe duke e ditur qe mundesite e punesimit vijne gjithnje e duke u kufizuar.
Sigurisht secili prej tyre do ta gjeje rrugen e tij ne mos ne Shqiperi do te jete ne nje vend tjeter por pervec tyre jemi ne qe kemi nevoje per keto horizonte te reja per ato vlera e cilesi ende te panjohura plotesisht te muzikes baletit kontemporan te cilat sot perbejne nje nder shprehjet me te vecanta e me te arrira te gjithe artit te shek. XX.
Muzikologe