E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin, dy prokurorë anglezë mbërrijnë në Lezhë

Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin, dy prokurorë anglezë

Dy prokurorë anglezë kanë mbërritur në Lezhë për vrasjen e biznesmenti Ardian Nikulaj, ku akuzohen si autorë disa shtetas britanikë.

Bëhet me dije se dy prokurorët anglezë do të takohen me zyrtarët dhe prokurorin e kësaj çështje, ku do të njihen nga afër me provat që implikojnë britanikët në vrasjen e Nikulajt.

Mësohet se prokurorët do të njihen me dosjen dhe më pas do të vendosin nëse do të ekstradojnë britanikët që janë arrestuar pak ditë më parë në Angli, të cilët janë shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës.

Ardian Nikulaj u vra më 19 prill brenda lokalit të tij në Shëngjin. Porositës dhe organizator i kësaj vrasjë është Edmond Haxhia i cili ka rënë në pranga. Të përfshirë dhe bashkëpuntorë në vrasje janë tre britanikë Thomas Mithan, Steve Hunt dhe Harriet Bridgeman.

Të katër këta shtetas janë prangosur, pasi autoritetet britanike kanë pranuar si të ligjshme kërkesën e bërë nga Policia e Shtetit.

Për këtë ngjarje mbetet në kërkim Harry Simpson, si dhe portugezi i akuzuar si vrasësi, Ruben Saravia. Ky i fundit, ka dalë nga territori shqiptar përmes Doganës së Kapshticës, bashkë me britanikun Harry Simson, në drejtim të Greqisë.

Shtetasit britanikë kanë qenë informatorë, ata kanë qëndruar pikërisht në resortin në pronësi të biznesmenit Ardian Nikulaj dhe sipas hetuesve, ata kanë vëzhguar për ditë me radhë lëvizjet e tij dhe të stafit, të cilat më pas ia raportonin portugezit Ruben Saraiva. Kjo shpjegon dhe faktin përse vrasësi ishte aq i njohur me ambientet e resortit.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›