Vrasja për qiranë në Shkodër, zbardhet dëshmia e autorit: Kishim debate, armën e krimit e gjeta në shtëpinë e viktimës
Është zbardhur dëshmia e Lekë Vuksanit, i cili tre ditë më parë vrau me armë zjarri Petrit Vuksani në Shkodër.
Ai para policisë ka thënë se jetonte me qira në shtëpinë e Petiti dhe se pikërish për këtë janë konfliktuar pasi viktima i kërkonte qiranë si dhe të paguante faturat e dritave dhe ujit.
Më tej ai ka treguar se Petrit Vuksani e kishte nxjerrë nga shtëpi. Autori tha se në një moment ishte kthyer dhe kishte gjetur vetëm në banesë 52-vjeçari dhe në debat e sipër ka marrë armën dhe e ka qëlluar.
Autori 32-vjeçar pretendon se armën me të cilën kreu krimin e ka gjetur në banesën e Petritit, ndërsa policia nga kamerat ka parë se ka shkuar i armatosur.
“Me Petritin jemi njohur sepse edhe ai është nga Dukagjini. I kam marrë shtëpinë me qira duke qenë se ndodhej në Angli. Muajt e fundit kemi patur disa debate për qiranë e shtëpisë por edhe për pagesat e ujit dhe të energjisë elektrike. Atë ditë kur ndodhi vrasja Petriti erdhi dhe më nxori nga shtëpia. Unë u ktheva dhe e gjeta vetëm. Aty kemi debatuar dhe në debat e sipër gjeta një automatik që nuk është i imi, por i Petritit. Në debat e sipër kam marrë armën dhe e kam qëlluar”, mësohet të ketë thënë autori i dyshuar i vrasjes në bisedën e lirë me efektivët, raporton “Neës24”. Pavarësisht pretendimit se arma e krimit është e viktimës, policia ka prova se armën e solli autori i dyshuar me vete dhe se ishte e tij.
Ndërkohë mësohet se vëllai i autorit të dyshuar ka bashkëpunuar që nga momentet e para me policinë vendore të Shkodrës sepse vëllai i autorit ka një miqësi të ngushtë me vëllain e viktimës.
“Unë e kam njohur Petritin, por edhe vëllain e Petritit e njoh dhe e kam shumë shok. Unë nuk kam qenë aspak në dijeni për vrasjen që do të kryente vëllai im sepse po ta kisha ditur do bëjë maksimumin për ta parandaluar. Më vjen shumë keq për çfarë ka ndodhur sepse kisha miqësi me familjen e viktimës”, deklaroi vëllai i autorit të dyshuar të vrasjes.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
