Vrasja e Bin Laden unitet ne SHBA

Vrasja e Bin Ladenit krijon të njëjtën ndjesi uniteti si ajo që mbizotëronte pas 11 shtatorit. Presidenti amerikan Barak Obama është i bindur për këtë, madje për të ky e efekt ndihet jo vetëm mes qytetarëve amerikanë, por dhe mes përfaqwsuesve republikanë e demokratë të kongresit të mbledhur për një darkë në Shtëpinë e Bardhë.
“Mendoj se përjetuam ndjenjën e njejtë të unitetit, që mbizotëroi më 11 shtator. Ne sollëm sërish ndër mend se ekziston krenaria për atë që është ky vend dhe ajo që mund të arrihet nëse shkojmë përtej partisë, përtej politikës” tha Obama.
Një apel më tepër elektoral ky që presidenti lëshoi ndërsa administrata Obama publikon dhe fotot në të ashtuquajturën “situation room” ku eksponentët kryesorë të administratës dhe vetë presidenti ndiqnin direk zhvillimet e blicit të Navy Seals në vilën e Bin Ladenit.
Ndonëse nuk dihen imazhet që po ndiqnin krerët e Shtëpisë së Bardhë në foto duket qartë ankthi pritja. Obama me kokën ndër duar e Hilari me një dorë tek goja, të tjerët me sytë mbërthyer pas ekranit.
Një pritje që zgjati 40 minuta, por që pak rëndësi ka për miliona amerikanë që duke filluar që dje kanë hedhur një hap para në tejkalimin e një zie sa personale aq dhe kombëtare që ka zgjatur dhjetë vjet. Presidenti Barak Obama të enjten do të vizitojë nivelin zero për tu takuar aty me familjarë të viktimave.
Delina Bitraku