E Shtunë, 31 Tetor 2026

El classico i fundit gjysmefinalja e Champions League

Barcelona do të presë Realin e Madridit në aktin e fundit të “El Classico” në këtë sezon, pasi dy rivalët e përjetshëm do të përballen në gjysmëfinalen e kthimit në Champions. Fitorja 2-0 në ndeshjen e parë ka afruar skuadrën e Pep Guardiolës me finalen e “Wembley”, por në të njëjtën kohë ka shtuar dozat e urrejtjes që ekziston mes dy kampeve. Gjithsesi, për teknikun e Barcelonës, sfida e sotme është një mundësi për t’i dhënë fund të gjitha polemikave me një fitore bindëse.

“Unë i njoh lojtarët e mi dhe jam i bindur se ata janë një shembull i futbollit spektakolar dhe korrekt. Do të kenë mundësi ta tregojnë edhe një herë këtë duke siguruar kualifikimin me një tjetër fitore. Në këtë mënyrë do t’i japim fund të gjitha diskutimeve, por edhe pretendimeve të kundërshtarit”, ka thënë Guardiola, që nuk do të heqë dorë nga loja e tij, ndërsa në këtë sfidë do të ketë në dispozicion edhe Andres Iniesta.

Pas deklaratave që krijuan polemika në futbollin botëror, trajneri i Realit të Madridit Jose Mourinho ka zgjedhur një tjetër mënyrë për tu kthyer sërish në protagonist. Portugezi ka bojkotuar konferencën për shtyp, duke nxjerrë përpara gazetarëve zevendësin e tij Aitor Karanka. Zgjedhja e Mourinhos shihet si një protestë ndaj hetimit që UEFA ka hapur ndaj tij, ndërsa në “Camp Nou” madrilenët do të kërkopjnë të shfytëzojnë të gjitha shanset e tyre për t’u kualifikuar.

Mourinho që do të shohë sfidën nga triubuna, pritet të hedhë në fushë një skuadër sulmuese me të cilën do të kërkojë përmbysjen e madhe që nga spanjollët cilësohet si “la remuntada”.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›