E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Bin Ladenit, Obama vizitë në Ground Zero

Presidenti amerikan Barack Obama do të vizitojë të enjten zonën Ground Zero në Nju Jork, ku deri 10 vjet më parë ngriheshin kullat binjake.

Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, të cilët kanë saktësuar se presidenti do të takojë edhe disa familjarë të viktimave të 11 shtatorit.

Presidenti Obama ishte i pari i cili i dha lajmin gjithë botës për vrasjen e liderit të Al Kaedës Osama Bin Laden në Pakistan.
 

“Sot është një ditë e mirë për Amerikën. Bota tani është më e sigurtë dhe një vend më i mirë. Sot ne u kujtuam se si komb nuk ka asgjë që nuk mund të bëjmë”, theksoi Obama.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›