E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufte ne futboll dy te vdekur dhe dhjetra te plagosur

Dy të vdekur dhe dhjetra të plagosur. Duket një bilanc lufte, por në të vërtetë janë viktima të dhunës në futboll. Java e fundit e kampionatit brazilian ka regjistruar disa beteja të vërteta mes lojtarëve dhe tifozëve në shkallët e satdiumit dhe jashtë tij.

Gjysmëfinalja e kampionatit mes skuadrës së Vila Novas dhe Goias u përfshi nga dhuna, pasi skuadra mike po festonte golin e barazimit 2-2. Ka mjaftuar një provokim i një futbollisti vendas që gjithcka t’i ngjate një lufte të vërtetë që përfshiu lojtarët tifozët dhe forcat e policisë. Dhuna vijoi edhe jashtë stadiumit ku një tifoz 19- vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes me armë zjarri nga tifozët kundërshtarë.

Sipas policisë janë me dhjetra të plagosurit që janë dërguar për të marrë ndihmën mjekësore dhe po aq të arrestuarit. E njëjta situatë është regjistruar në ndeshjen e zhvilluar në kryeqytetin brazilian Rio De Janeirio mes Flamengos dhe Vasko de Gama.

Flamengo ku luan dhe ylli i futbollit botëror Ronaldinjo festoi titullin kampion, por si pasojë e përleshjeve mes tifozësh, një 18-vjeçar është qëlluar për vdekje, ndërsa të tjerë janë plagosur si pasojë e goditjeve me gurë dhe sende të tjera të forta. Kjo nuk është hera e parë që stadiumet e kampionatit brazilian kthehen në fusha beteje mes tifozëve, ndërsa këto pamje i japin Brazilin një notë negative në prag të organizimit të Botërorit 2014.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›