Siria arreston qindra aktivistë

Forcat siriane kanë arrestuar qindra mbështetës të demokracisë në të gjithë vendin.
Agjencitë e lajmeve raportojnë se aktivistët janë rrethuar në qytetin e Deras, një ditë pasi forcat qeveritare morrën kontrollin e qytetit me tanke.
Sirianët kanë vazhduar me protesta megjithë dhunën dhe arrestimet e forcave qeveritare.
Rreth 560 civilë besohet se janë vrarë nga forcat e sigurisë, që nga fillimi i protestave.