E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transmetohet fotoja e Bin Ladenit të vrarë

Rrejti televiziv paksitanez GEO TV ka transmetuar pamje të trupit të Bin Ladenit, pamje të fokusura kryesisht në fytyrën e tij të shpërfytyryar, ndërsa trupi i viktimës ndohet në duart e amerikanëve.

Lideri i Al Kaedës, Osama Bin Laden u vra nga forcat amerikane të dielën, duke i dhënë fund operacioneve kërkimore 10 vjeçare për trurin e sulmeve të 11 shtatorit. Bin laden u ekzekutua me një plumb në kokë.
 

Gjithashtu pamjet televizive paksitaneze kanë shfaqur imazhe edhe të vendit ku u ndërmor sulmi, banesën ku ndodhej Bin Ladeni në Abborabad, Pakistan.

Në pamje duken qartë ushtarë që kishin zënë pozicione në godinat përreth dhe që janë të përgatirur për sulmin, por edhe ushtarë të tjerë që kontrollojnë terrenet përreth.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›