E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libia shpreh keqardhje për sulmet kundër ambasadave

Qeveria libia ka shprehur keqardhje për sulmet kundër ambasadave britanike e italiane në Tripoli të dielën.

Zëvendësministri i Jashtëm, Khaled Kaim tha se forcat policore kishin mbetur të bllokuara nga fuqia e turmave të zemëruara nga sulmet e NATO-s. Nga këto të fundit një djal i Gadafit dhe tre nipër e mbesa të tij ishin vrarë.

OKB-ja njoftoi se po tërheq ekipin ndërkombëtar nga Tripoli, pasi turmat kishin rrethuar selinë e organizatës botërore në kryeqytetin libian dhe kishin marrë disa automjete.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›