Konferenca e PBDNJ Dule Deshtimet jane pergjegjesi e qeverise

TIRAN- Ne kerkojme sundim te ligjit respekt te se drejtes dhe kjo nis me respektin e votes. Keshtu eshte shprehur kreu i PBDNJ-se Vangjel Dule duke folur sot ne konferencen e IX te kesaj partie per Tiranen.
Sipas Dules refuzimi i statusit te vendit kandidat per ne BE te fundit ne liberalizimin e vendit dhe nje sere deshtimesh te tjera jane kryekeput pergjegjesi e qeverise e cila nuk ka respektuar vullnetin e popullit.
Dule ka akuzuar qeverine madje ka theksuar se ajo ka vene ne venet edhe parlamenti i cili se fundi eshte shnderruar ne mjet te qeverise. Raporti i BE-se thote se nuk kemi nje organ legjislativ te pavarur. Parlamenti eshte kthyer ne mjet te qeverise- tha Dule.
Sipas tij sot nuk mund te flitet per shtet te se drejtes respektim te te drejtave te njeriut dhe te drejtave te pjesetareve te minoriteteve.
Solis Zeri i PBDNJ-se ka nisur te zbehet
Parti me program interesant por zeri i te ciles ka nisur te zbehet. Keshtu e ka percaktuar sot Leonard Solis sekretari i pergjithshem i PBDNJ-se partine e tij gjate konferences se IX te partise.
Gjate fjales se tij ai kerkoi nje bashkepunim per mirefunksionim e saj. Zeri i kesaj partie ka filluar duke u zbehur duke filluar nga kryesia. Keto probleme duhet te zbulohen propozohen strategjite dhe alternativat me te mire te mundshme- tha Solis.
Sipas tij partia duhet te mbledhe njerez te perkushtuar dhe te jete e perkushtuar qe nepermjet nje grupi te perfaqesoj interesat e nje grupi ndonese dhe sasia ndikon shume.