Fullani-bankave Sekuestroni pronat e kredive te keqija
TIRAN- Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani i kerkon bankave tregtare te ndermarrin sa me pare masat per perballimin e efekteve te kredive me probleme te cilat se fundmi perllogariten te jene ne nivelin e 13.5 per qind.
Ndryshe nga ai qe jemi mesuar te shohim ne konferenca shtypi ku me se shumti perpiqet ti transmetoje mesazhet ne nje forme sa me diplomatike ne takimin e tij te djeshem me drejtuesit e bankave ne vend Fullani eshte treguar i drejtperdrejte duke iu kerkuar atyre ndermarrjen e masave emergjente per perballimin e problemeve qe shkaktohen nga kredite e keqija.
Kredite
Pjesa me e forte e fjales se Guvernatorit te Bankes eshte kerkesa per ekzekutimin e kolateralit te kreditoreve me probleme. Pra qe bankat kryejne procedurat per kthimin e shumes se parave te dhena ne forme kredie tek klientet e saj nepermjet ekzekutimit te pronave qe ata kane lene peng kur eshte nenshkruar marreveshja.
Madje Guvernatori kerkoi nga gjykatat dhe permbarimi qe te jene me te shpejte ne trajtimin e ketyre rasteve. Bankat duhet te jene te vendosura te ndjekin procedurat e ekzekutimit te kolateralit te kredise per huamarresit qe nuk kane aftesi paguese. Ne krahun tjeter vendimet e gjykatave dhe vecanerisht veprimet e ekzekutuesve permbarimore duhet te jene te shpejta dhe efektive.
Shfrytezoj kete rast qe tiu bej thirrje ketyre autoriteteve qe tu japin perparesine maksimale ketyre veprimeve- shtoi Guvernatori Fullani. Ekzekutimi i kolateralit cilesohet si pjesa me e papelqyer nga bankat pasi nuk arrihet te merret vlera qe i eshte dhene klientit. Ne keto kushte me se shumti bankat perpiqen qe ti bindin klientet e tyre te paguajne.
Fondet
Nga ana tjeter Guvernatori iu kerkoi bankave te ngrene grupe te posacme per ndjekjen e ketyre kredive si dhe rritjen e fondeve rezerve te cilat zakonisht perdoren ne raste veshtiresish. Cilesia e kredise vijon te jete problematike si per kredine ne leke ashtu edhe per ate ne valute- tha Fullani.
Ne keto kushte sipas tij eshte e nevojshme qe bankat jo vetem te krijojne me shpejtesi dhe ne menyre rigoroze fondet rezerve sipas kerkesave rregullative por njekohesisht te plotesojne dhe te permiresojne me tej procedurat dhe kapacitetet njerezore e financiare te cilat mundesojne ndjekjen e huamarresve me probleme.
Madje duke iu referuar disa bankave Guvernatori kerkoi qe masat qe do te ndermerren te shqyrtohen nga drejtuesit dhe aksioneret. Renia e cilesise se kredise detyrimi per te rritur fondet rezerve si edhe ulja e normes mesatare te kthimit jane shoqeruar me renie te rezultatit financiar te sektorit bankar.
Per disa banka eshte e nevojshme qe kjo situate te ndiqet me vemendje nga strukturat drejtuese dhe aksioneret ne menyre qe te identifikohen veprimet qe do te permiresonin strukturen e shpenzimeve dhe te te ardhurave te veprimtarise si edhe do te ruanin nivelet e kapitalizimit te saj - vijoi ai.
SHNIMI
Guvernatori i Bankes iu kerkoi dje bankave te jene me te ashpra me kredite e keqija Bankat duhet te jene te vendosura te ndjekin procedurat e ekzekutimit te kolateralit te kredise per huamarresit qe nuk kane aftesi paguese. Vendimet e gjykatave dhe vecanerisht veprimet e ekzekutuesve permbarimore duhet te jene te shpejta dhe efektive
Fjala e djeshme e Guvernatorit perben nje mesazh te qarte per sistemin bankar shqiptar per masat qe duhet te marrin kryesisht ne trajtimin e kredive me probleme te cilat nga muaji ne muaj vijojne te rriten. Niveli aktual i kredive me probleme ne sistemin bankar sipas te dhenave te Bankes se Shqiperise vertitet ne rreth 13.5 per qind.