E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Emyt aksidentale, dosja në gjykatë

Për ngjarjen ndodhet brenda hekurave biznesmeni nga Kosova, Aziz Kelmendi, i cili kishte një marrëdhënien me vajzë, edhe pse diferencat në moshë ishin më shumë se 20 vite. Ngjarja ndodhi më 27 janar të këtij viti rreth orës 01:30 minuta pranë lokalit të natës “Venue” në Tiranë.

Pasi kanë dalë nga lokali, këngëtarja ka debatuar ashpër me biznesmenin nga Mitrovica, dhe më pas i është ngjitur makinës duke u përplasur fort për tokë. Në atë moment, këngëtarja e njohur si Emy, ka rënë në gjendje kome dhe disa orë më vonë ndërroi jetë në QSUT.

Prokuroria nisi hetimet menjëherë për ngjarjen, teksa biznesmeni 47-vjeçar përfundoi në qeli. Tashmë, dosja e përpiluar nga përfunduar në Gjykatë dhe pritet të nisë gjykimi për këtë çështje. Dëshmitarë do të thirren persona okularë në vendin e ngjarjes, këngëtarë që ishin të pranishëm atë natë në lokal, etj. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-25 09:29
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›