E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadorët: Të pritet rezultati, s’ka nevojë për eksitime

Arvizu theksoi se është e rëndësishme është që të ruhet qetësia në vend. "Ne bëjmë thirrje për qetësi. Dy gjërat që ne kemi përmendur gjithnjë: t'i  përmbaheni kornizës ligjore dhe të prisni deri në fund të procesit rezultatin. Është e rëndësishme për popullin tuaj të ruhet qetësia", tha Arvizu.

Ndërsa, Wollfarth nga ana e tij, tha se në rastin e rezultatit për Tiranën duhet të pritet gjer në fund. "Mendoj se duhet të jemi të durueshëm dhe nga ana tjetër të shohim se si do të zhvillohet situata. Pra, të presim rezultatin final, jeta vazhdon dhe para së gjithash është një garë për kreun e bashkisë, jo më shumë. Nuk ka arsye për eksitime. Qetësohuni dhe prisni përfundimin e procesit ligjor", u shpreh ambasadori i OSBE-së.

Dy ambasadorët ishin sot pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Speciale. /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-24 17:43
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›