Vrasja e Franc Konomit dosja kthehet ne polici
TIRAN- Prokuroria e kryeqytetit pezulloi hetimet per zbardhjen e vrasjes mafioze te shtetasit Franc Konomi pasditen e dates 8 korrik 2010 ne afersi te sheshit Avni Rustemi ne Tirane.
Ky fakt konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes ku sipas tyre dosja hetimore eshte drejt pezullimit per shkak te mos gjetjes se autorit. Nga java qe vjen do te vendoset pezullimi i hetimeve nga prokuroria e Tiranes dhe dosja do ti kaloje Policise per hetime te metejshme ne rruge operative.
Arsyeja qe do dergoje drejt arkivimit te kesaj dosjeje eshte mos gjetja e ndonje elementi dyshues qe mund te dergoje hetuesit ne zbardhjen dhe identifikimin e autoreve te vrasjes se shtetasit Franc Konomi-thuhet nga burimet e prokurorise.
Sipas ketyre te fundit dosja do ti kaloje sektorit te vrasjeve ne Policine e shtetit ku do te kerkohet pune operative per zbulimin e ndonje elementi provues apo dyshues per autoret e ngjarjes.
Po keto burime konfirmuan se qe nga koha e vrasjes me 8 korrik 2010 e deri me tani jane kryer nje sere veprimesh procedurale dhe hetimore ne zbatim te procedures ligjore. Jane verifikuar tabulatet telefonike te dy numrave qe kishte ne perdorim viktima Konomi dhe nga zbardhja e tyre ka rezultuar se nuk ka pasur ndonje mesazh kercenues apo ndonje thirrje te dyshimte.
Te gjithe personat qe kontaktuar me ate rezultojne te jene te aferm dhe miq te ngushte te tij. Gjithashtu jane pyetur mbi 30 persona me cilesine e personave qe kane dijeni per faktin dhe nuk eshte zbuluar ndonje dyshim i arsyeshem qe dergon drejt zbardhjes dhe identifikimit te autoreve-thane burimet.
Sipas tyre eshte kerkuar edhe ndihme nga autoritete spanjolle dhe gjermane per aktivitetin e viktimes Konomi kohet e fundit ne keto dy shtete pasi mendohet se para se te kthehej ne Shqiperi ka jetuar dhe punuar per nje kohe te gjate ne Spanje dhe Gjermani.