Xhelozi kryefamiljari plagos gruan dhe djalin

Zef Perpali eshte vene ne pranga. Gruaja dhe djali ndodhen ne spitalin e Lezhes
LEZH - Kryefamiljari qellon me arme bashkeshorten dhe djalin e tij 20-vjecar teksa hynin ne banese ndersa vetem pak me pas eshte vene ne pranga nga policia e Lezhes. Burimet zyrtare bene te ditur se ngjarja ka ndodhur rreth ores 1645 ne fshatin Balldre. Zef Perpali Dhimiter Perpali 51 vjec ka qene ne shtepi ne kohen qe gruaja e tij dhe djali kane hyre ne dere.
Nuk jane sqaruar ende rrethanat se si ka ndodhur por ai ka qelluar me arme zjarri automatik ndaj bashkeshortes Prenda dhe djalit te tij Erzenit. Si rrjedhoje te dy familjaret e tij kane mbetur te plagosur ndersa jane derguar me nxitim drejt spitalit te Lezhes ku ne gjendje me te rende ndodhet djali 20-vjecar.
Fqinje te familjes Perpali bejne te ditur se jane habitur kur kane degjuar te shtenat pasi mes familjareve nuk ka pasur ndonjehere sherre te medha qe te arrihej deri ne te shtenat e armes.
Gjithashtu vete policia e cileson ngjarjen per motive te dobeta pa detaje te metejshme. Nderkohe hidhet poshte ideja e problemeve ekonomike brenda familjes per shkak se nuk kishin veshtiresi te tilla.
Mesohet se kryefamiljari ka jetuar jashte vendit per njefare kohe cka si rrjedhoje ben qe ai te njihet me dy emra Zef dhe Dhimiter.
Nga policia behet e ditur se kryefamiljari ka qelluar ndaj gruas dhe djalit ne momentin qe ata kane hyre ne banese.
Te shtenat kane qene ne pjesen e poshtme te trupit ku edhe kane marre demtimet Prenda dhe Erzeni. Nga ana tjeter si motiv nga burime te policise dyshohet te jete xhelozia e bashkeshortit.
Ne kater dite gjashte te plagosur
Ne kater ditet e fundit ne rrethin e Lezhes jane shenuar kater raste te plagosjes me nje bilanc gjashte te plagosur tre te plagosur me arme zjarri ndersa tre me arme te ftohte thike.
Drejtori i Policise se Qarkut te Lezhes ne nje konference per shtyp deklaroi se kjo ka qene nje jave e nxehte me ngjarje kriminale por ne te gjitha rastet autoret jane ndaluar dhe po procedohen per veprat qe kane konsumuar. Duke marre shkas nga keto ngjarje Drejtori Furriku theksoi se kemi itensifikuar kontrollet per arme zjarri dhe te ftohta jo vetem ne rruge por edhe ne shkolla dhe lokale.