E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy te vdekur plagoset kryetari i komunes Kacinar

LEZH - Nje i vdekur dhe nje i plagosur eshte bilanci i nje aksidenti automobilistik. Aksidenti i rende me pasoja fatale ka ndodhur rreth ores 1300 ne rrugen dytesore qe lidh fshatin Gurez te Kurbinit me superstraden Lezhe-Tirane.


Sipas burimeve policore nje kamion me targa LA 9852 A qe drejtohej nga Xhevahir Murati eshte perplasur me nje automjet tip Fiat Punto me targa LE 6466A ne te cilin po udhetonin dy shtetas Frrok Bilacaj 46 vjec nga fshati Manati i Lezhes si edhe Kastriot Ndoj 37 vjec kryetar i Komunes Kacinar te Mirdites.


Te njejtat burime kane deklaruar se si rezultat i kesaj perplasjeje ka gjetur vdekjen e menjehershme Bilacaj ndersa Ndoj ka marre plage te renda dhe eshte transportuar fillimisht ne spitalin rajonal te Lezhes dhe me pas per ndihme me te specializuar ne Spitalin Ushtarak te Tiranes ku mesohet se eshte jashte rrezikut per jeten. Sipas hetimeve paraprake shkak i aksidentit ka qene shpejtesia e madhe me te cilen po levizte autovetura.


Pak minuta pas ketij aksidenti te rende ka ndodhur edhe nje aksident tjeter me pasoje vdekjen ne aksin Fushe-Kruje- Kruje. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 1530. Nje autoveture me targa te huaja ka dale nga rruga ne afersi te fshatit Kameraj duke rene ne nje gremine rreth 30 metra.


Si pasoje e daljes se mjetit nga rruga ka humbur jeten drejtuesi 70-vjecar Haki Kullaj. Policia e Krujes ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur te plagosurin drejt Spitalit Ushtarak ne Tirane por ai ka gjetur vdekjen gjate rruges. Shkak i aksidentit dyshohete te jete devijimi i gabuar i timonit nga drejtuesi i mjetit.

Lezhe digjet automjeti i katert ne 6 muajt e fundit


Lezhe - Automjetet luksoze te djegura duket se po kthehen ne nje ngjarje te zakonshme ne qytetin e Lezhes. Me e fundit ishte ngjarja e oreve te para te dites se enjte ne lagjen Gurra te Lezhes perballe nje karburanti ku ishte parkuar automjeti. Sipas burimeve policore automjeti tip BMV me targa TR1717R ishte ne pronesi te shtetasit Emiljano Lleshi nga lagjja Beselidhja.


Sapo jane shfaqur flaket e zjarrit ne vendngjarje kane shkuar forcat e policise si dhe te zjarrfikeses por shuarja e flakeve ka qene e pamundur. Pronari i automjetit eshte shprehur se nuk ka pasur konflikte.


Nderkohe burime zyrtare policore deklaruan se sipas hetimeve paraprake rezulton se djegia e automjetit ka qene aksidentale. Por ne gjashte muajt e fundit rezulton se ne qytetin e Lezhes jane shkrumbuar 4 automjete luksoze. E para ishte ne maj ku nje emigranti te kthyer pas 12 vjetesh ne qytetin e tij iu shkrumbua makina 15-mije euroshe.


Dy raste ishin ato te dy biznesmeneve ne qytetin e Lezhes te cilat nuk u bene publike me e fundit ndodhi nje jave me pare. Ngjarja e djeshme eshte e katerta. uditerisht per te gjitha rastet policia ka deklaruar se behet fjale per ngjarje aksidentale pa dhene shpjegime te metejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›