E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtaraket tre miliarde leke per pensionet suplementare

Ne buxhetin e vitit 2011 eshte parashikuar nje fond prej 5.5 miliarde lekesh per skemen e sigurimeve suplementare


TIRAN- Ish- ushtaraket do te perfitojne gjate vitit 2011 rreth tre miliarde leke ne formen e pensioneve suplementare. Ne buxhetin e vitit 2011 qeveria ka parashikuar qe kjo kategori te marre pjesen me te madhe te fondit te parashikuar per skemen e sigurimeve suplementare.


Ne total fondi do te jete 5.5 miliarde leke dhe do te ndahet mes ushtarakeve punonjesve te policise gardes etj. por edhe punonjesve te larte te shtetit minatoreve dhe familjeve te deshmoreve. Brenda ketij fondi jane parashikuar edhe pagesat per pilotet dhe ushtaraket e nendetseve.


Te dhenat zyrtare te buxhetit shpjegojne se ne pjesen me te madhe fondi i transferuar direkt nga buxheti i shtetit ne skemen e sigurimeve suplementare perbehet ne me shume se dy te tretat e tij nga pensionet suplementare te ushtarakeve policeve gardisteve etj. te cilat kane qene subjekt i vendimit te Gjykates Kushtetuese te disa muajve me pare.


Ne zbatim te ketij vendimi Instituti i Sigurimeve Shoqerore ka filluar perllogaritjen e mases se perfitimit.


Krahasuar me nje vit me pare skema ka pesuar nje rritje me rreth 550 milione leke. Skema e Sigurimeve Suplementare ne Shqiperi perbehet nga kontributet dhe subvencionet nga buxheti i shtetit.


Por kjo shihet me shqetesim nga qeveria e cila ne relacionin shpjegues te buxhetit te ri 2011 shpjegon se ne skemen e sigurimeve suplementare vetem dy per qind e fondit mblidhet nga kontributet ndersa pjesa tjeter transferohet direkt nga buxheti i shtetit.


Shperndarja e pensioneve suplementare te ushtarakeve do ti rendoje edhe me tej buxhetit duke nisur edhe nga fakti se krahasuar me vitin aktual per 2011 qeveria ka parashikuar rritjen e fondit qe transferon nga buxheti i shtetit edhe me 550 milione leke.


Financimet nga buxheti per kete skeme jane rritur ne keto nivele pasi keto trajtime jane financime te drejtperdrejta buxhetore dhe kontributet qe paguhen jane minimale mbulojne vetem 2 per qind te shpenzimeve. Arsyeja kryesore e rritjes se shpenzimeve eshte zbatimi i plote i trajtimit financiar te ish-ushtarakeve policise se shtetit Gardes se Republikes SHISH-it etj - citohet ne relacion.


Pensionet suplementare te ushtarakeve jane bere shkak per debate te shumta gjate viteve te fundit midis qeverise dhe ketyre te fundit te cilet kane zhvilluar edhe protesta. Pese muaj me pare Gjykata Kushtetuese rrezoi nje pjese te ligjit per pensionet suplementare te ketyre kategorive duke detyruar qeverine te bente nje rillogaritje te perfitimeve te secilit. Nisur nga kjo Instituti i Sigurimeve Shoqerore ka filluar pranimin e aplikimeve per pensionet suplementare dhe perllogaritjen e mases se perfitimit.


Shtimi i fondeve direkt nga buxheti i shtetit per skemen e pensioneve suplementare vjen pas vendimit te Gjykates Kushtetuese per pensionet suplementare te ushtarakeve policeve punonjesve te gardes etj


Thuajse i gjithe fondi rreth 5.5 miliarde leke transferohet direkt nga buxheti i shtetit pasi te ardhurat e skemes permbushin vetem 2 per qind te nevojave qe ka skema
Instituti i Sigurimeve ka filluar pranimin e aplikimeve dhe rillogaritjen e perfitimit per secilin sipas percaktimeve te bera ne vendimin e qeverise


5.5 miliarde leke eshte shuma e transferuar nga buxheti i shtetit ne fondin e skemes se pensioneve suplementare e cila krahas ushtarakeve policeve forcave te gardes etj. mbulon edhe trajtimet financiare per familjet e deshmoreve pilotet etj.

ne mln leke
Vitet 2005 2009 2010 2011
Shpenz. E skemes suplementare 2615 3204 4922 5472
Per ushtaraket e Ministrise se Mbrojtjes 1306 1815 2829 2989
Per ushtaraket e tjere 230 320 561 794
Nga statusi i deshmoreve 359 23 34 22
Per pilotet fluturues ne pension 41 59 85 65
Per punonjesit e nderm. ushtarake 123 128 148 131
Sigurime suplementare shteterore 135 211 351 336
Per trajtimin e minatoreve 421 365 467 407
Per detaret e nendeteseve 0 6 6 6
Per policine 0 147 210 523
Pagesa te shp. Varrimit 0 131 200 158
Per statusi i profesorit 0 0 32 42


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›