E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e Franc Konomitshoqërohen 45 personanë komisariate

TIRANE-Për tri ditë më radhë, policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 45 persona, mes tyre familjarë e miq të viktimës, si dhe persona të tjerë të dyshuar per vrasjen e Franc Konomit. Nderkohe ende nuk është pyetur asnjë nga familjarët e Gazmend Muçës, për ekzekutimin e të cilit u dyshua Franc Konomi, pasi duket se pista e hakmarrjes është mjaft e vakët për policinë.

Gazeta Shqiptare ben te ditur sot se tri ditë pas ekzekutimit mafioz të Konomit, policia duket se është shumë pranë një arrestimi të mundshëm të njërit prej personave, i cili dyshohet se ka ndihmuar vrasësit të fshihen pa u hyrë gjemb në këmbë. Po ngerci eshte gjetja e motorit me të cilin udhëtuan vrasësit e Franc Konomit. Sipas policise kjo do të ishte prova kyçe për zbardhjen e krimit mafioz që tronditi Tiranën. Inspektorët e policisë, që prej mesditës së të enjtes, kur Konomi u qëllua për vdekje, janë duke krehur gjithë kryeqytetin dhe zonat periferike, për të rënë në gjurmët e motorit të zi, të shtrirë, me targa të huaja. 
Gazeta Shqiptare mesons e Ylli Kelmendi, i njohur si krahu i djathtë i Fatmir Ramës (Mirit të Xhikes), njeriu që i shpëtoi atentatit të 29 marsit 2003, është shoqëruar në policinë e Tiranës për t'u marrë në pyetje lidhur me vrasjen e mikut të tij, Franc Konomi, tri ditë më parë në Sheshin "Avni Rustemi", në Tiranë. Lajmi konfirmohet nga burime të besuara për "GSH", të cilat saktësojnë se Kelmendi ka mbërritur në ambientet e drejtorisë së Policisë, në orët e vona të së premtes, për të dalë prej andej vetëm pas mesnate. Për afro tri orë, Kelmendi, u ka rrëfyer hetuesve, miqësinë e tij me Franc Konomin, me të cilin ka qenë shok fëmijërie.

Franc Konomi u ekzekutua tri ditë më parë në zemër të Tiranës. Babai i dy fëmijëve, një prej eksponentëve më të rrezikshëm të botës së krimit në vend, sapo ishte ngjitur në makinën e tij, luksoze tip "Benz", me targë TR 0626 S, me ngjyrë të zezë, që e kishte parkuar në Sheshin "Avni Rustemi", rrugës që të shpie për tek Pazari i Ri. Dy persona, të cilët udhëtonin me një motor me targa të huaja, i janë afruar me ngadalë dhe pa i thënë asnjë fjalë kanë qëlluar dhjetë herë në drejtim të tij. Gjashtë plumba e kanë zënë në trup Konomin, duke i shkaktuar vdekjen pak minuta më pas. Dëshmitarët i thanë policisë se autorët e krimit janë larguar me shpejtësi të madhe në drejtim të sheshit "Skënderbej" pa lënë asgjë gjurmë. Policia ka nisur menjëherë hetimet duke shoqëruar dhjetëra persona, të cilët u ndodhën në vendin e ngjarjes, pasi krimi u regjistrua në mes të ditës dhe në një zonë mjaft të populluar të Tiranës. Tri ditë pas vrasjes së tij, policia ka ngritur dhe pistat kryesore të hetimit. Pista kryesore është një ekzekutim për larje hesapesh për trafik kokaine. Konomi ishte prej një viti nën vëzhgim nga policia, pasi dyshohej të ishte implikuar në trafikun e narkotikëve, dhe vetëm pesë ditë para se të ekzekutohej kishte ardhur nga Gjermania.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›