E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e Gentjan Beqirit, Gjykata lë në burg 2 efektivët

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg dy efektivët e policisë, të cilët ruanin banesën e 40 vjecarit Gentjan Beqiri, i cili u ekzekutua me 15 gusht të këtij viti në banesën e tij. Pas kërkesës së prokurorit Binas Mina, Gjykata vendosi masën e sigurisë burg pa afat për policët Sami Dersula dhe Reshat Budani, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Seanca gjyqësore e cila po mbahet nën masa të rrepta sigurie, pritet të japë masën e sigurisë edhe për dy të ndaluarit për vrasjen e Gentian Beqirit, përkatësisht shtetasit Florenc Çapja dhe Ajet Jaçe.

40 vjecari i paralizuar, që ishte në arrest shtëpie, u ekzekutua në banesën e tij, në sytë e të atit, ndërsa shtëpia ruhej nga dy policë. Policia tha se dy autorët ishin prezantuar si shokë të viktimës dhe sapo kanë hyrë brenda qëlluan me breshëri 40 vjecarin.
 

Duke parë vrasjen e të birit, Nezir Beqiri ka pësuar infarkt duke ndërruar jetë në spitalin e Elbasanit. Ndërkaq po të mërkurën pas ekzekutimit, ndaj 4 efektiveve të policise qe ruanin viktimen me arrest shtepie, ka nisur hetimi dhe pritet të përjashtohen nga policia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›