Sarandë, plagoset me thikë një 17-vjeçar, në kërkim autorët
Një person është plagosur mbrëmjen e së premtes në Sarandë. Burime nga policia e Sarandës bëjnë të ditur se 17-vjeçari, Skerdi Asllani, ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me thikë, duke marrë plagë të rënda në bark.
Ndërkaq 17-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e qytetit bregdetar, ndërsa mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes. Forcat blu të Sarandës kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të plagosjes.