Vrasja e Kercher/ Itali, përgjysmohet dënimi për Rudy Guede
Rudy Guede, i akuzuar për vrasjen e studentes britanike Meredith Kercher, u dënua ditën e martë me 16 vjet burg nga gjykata e apelit.
Pasi u dënua në tetor të vitit 2008 deri në 30 vjet burg, Guede apeloi kundër vendimit të dhënë në dëm të tij.
Gjykata e Assize në Peruxhia dorëzoi vendimin e tij përfundimtar pas më shumë se pesë orë konsultimesh.
"Pas vendimit të mëparshëm në tetor të vitit 2008, gjykata e Peruxhias e uli dënimin nga 30 në 16 vjet burg për Rudy Guede, pasi pranoi fajet e e kryera", tha gjykatësi Xhovani Borsini. ADN-ja e Guede u gjet në trupin e Kercher, dhe ai e pranoi se kishte qënë në shtëpi në kohën e vrasjes dhe kishte patur një marrëdhënie seksuale me Kercher.
Megjithatë, Guede vuri gishtin mbi studenten amerikane Amanda Knox dhe mbi Raffaele Sollecito, ish-të dashurin e Knox ", të cilët tha se i kishte dëgjuar duke diskutuar me britaniken, ndërkohë që ai ishte në banjo.
Më 4 dhjetor, gjyqtarët në një gjyq të veçantë kishte shpallur Knox dhe Sollecito gjithashtu fajtorë për vrasjen e Kercher, duke e dënuar amerikanen me 26 vite burg dhe italianin me 25.