E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, një grup mafioz masakron familjen e një marinsi

Pjesëtaret e një grupi droge në Meksikë kanë masakruar familjen e një marinsi meksikan.
Marinsi ishte vrarë gjatë një operacioni të forcave speciale ku gjeti vdekjen edhe një prej baronëve më të mëdhenj të narkotikëve në vend.
Ekzekutimi i familjes së njeriut që u përshëndet si hero nga i gjithë kombi meksikan erdhi vetëm pak orë pas funeralit me të gjitha nderimet shtetërore që iu bënë marinsit Melquisedec Angulo Cordova.
Masakra që pasoi ishte një formë hakmarrjeje kundër Arturo Beltran Leyva javën e kaluar, ku bosi i kartelit me të njëjtin emër u vra bashkë me pesë truprojat e tij.
Por masakra ishte gjithashtu një paralajmërim për forcën ushtarake të luftës frontale që presidenti Calderon i ka shpallur trafikantëve të drogës.
Ata kanë cilësuar se shenjestrat nuk do të mbeten vetëm te ushtarakët por edhe te familjet e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›