E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, arrestohen 26 anëtarë të dy klaneve mafioze

Mafiozët e arrestuar, anëtarë të klaneve “Mole” dhe “Piromalli” të vendosur në Gioa Tauro të Kalabrisë, ndiqen penalisht për krijim shoqate keqbërësish me karakter mafioz. Ndërkohë janë sekuestruar edhe shumë prona, vlera e të cilave arrin deri në 400 milionë euro.Policia dyshon se ata kontrollonin aktivitete të rëndësishme tregtare të paligjshme, sidomos importin e mallrave të falsifikuara që vijnë nga Kina, në portin e Gioia Tauro. Mes personave të arrestuar janë edhe dy punonjës të doganës në Gioia Tauro. Në kuadrin e këtij operacioni të koduar me emrin "Maestro" u lëshuan 27 mandatarreste. Mes pronave të sekuestruara, janë disa kontenierë të mbushur me mallra të falsifikuara dhe prona të patundshme, sidomos hotele në Latium, rajoni që përfshin Romën, që shërbenin për të ricikluar para nga trafiku i paligjshëm.                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›