OPEC: "Po" ruajtjes së nivelit për prodhimin e naftës
Këtë fakt e ka bërë të ditur për “Reuters” një prej delegatëve pjesëmarrës në një takim të OPEC-ut të organizuar në Angola. Kufizimet e prodhimit nga 12 anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës kanë ndihmuar në stabilizimin e çmimeve të naftës së prekura nga recesioni dhe të arrijnë nga 40 dollarë për fuçi që ishin në fillim të këtij muaji në 74 dollarë për fuçi deri në këto momente. Delegati e bëri këtë deklaratë për “Reuters” menjëherë pas një takimi të me dyer të mbyllura të ministrave të Naftës të vendeve të OPEC-ut, në kryeqytetin e Angolës, Luanda.