Vrasja e Kurmemajt policia Vrasesi ishte profesionist
GJAKMARRJA/ Gjate kontrollit ne banesen e familjes Muca ka rezultuar se te gjithe ishin ne shtepi cka ka bere qe asnjeri prej tyre te mos ndalohej nga polic
SHKODR - Vrasja e 46-vjecarit Astrit Kurmemaj mesditen e se henes ende nuk ka zyrtarisht nje motiv edhe pse pista kryesore eshte ajo e gjakmarrjes. Zyrtarisht policia ka deklaruar se i ka identifikuar autoret qe sipas saj jane dy persona dhe po punohet per kapjen e tyre por nuk e ka deklaruar motivin.
Sipas burimeve jozyrtare te policise por dhe te personave te tjere menjehere pas vrasjes forca te shumta policie perfshire dhe FNSH-ne e Shkodres kane zhvilluar kontrolle ne banesat e fisit Muca qe ndodhet ne hasmeri me ate Kurmemaj dhe mbi te cilin kane rene dyshimet e para. Por mesohet se asnje prej pjesetareve te ketij fisi nuk eshte shoqeruar pasi ata jane gjetur ne banesa vetem pak minuta pas vrasjes.
Kjo ka bere qe policia te ngreje si piste dhe ate te ndonje vrasjeje nga persona te tjere te cilet nuk jane njohur nga viktima. Hasmeria mes dy familjeve Muca e Kurmemaj ze fill qe ne vitin 1998 dhe viktima mesohet se ka qene i kujdesshem ne levizjet e tij dhe eshte ruajtur nga ndonje hakmarrje e mundshme.
Sipas policise viktima nuk i ka njohur autoret qe i kane ardhur nga pas dhe e kane qelluar dy here me pistolete pas koke nga distance e afert dhe nuk ka pasur mundesi te reagoje.
Astrit Kurmemaj njihej si nje person me shkathtesi levizjeje dhe shmangieje ne rast rreziku por te henen ai ka levizur ne kembe ne mes te dites vetem nga ambienti si magazine ne pronesi te tij ne drejtim te baneses. Kjo ka bere qe policia te mendoje se autori i vrasjes ka qene profesionist dhe nuk ka pasur njohje me viktimen.
Sipas burimeve nga grupi i hetimit po hetohet dhe ne pista te tjera pervec gjakmarrjes. Keshtu mesohet se diten e vrasjes disa ore me pare viktima ka pasur nje konflikt te castit me nje person brenda nje lokali dhe ky pas vrasjes eshte shoqeruar nga policia dhe me pas eshte lene i lire.
Po keshtu po hetohet dhe ne te kaluaren e viktimes ne vitet kur ai ka qene ne emigracion ne fillim te viteve 90 lidhur me ndonje konflikt te atyre koheve.
Astrit Kurmemaj baba i kater femijeve tre djem e nje vajze eshte percjelle te marten ne banesen e fundit.
Ai u vra diten e hene pasi kishte marre leje 5-ditore nga burgu ku shlyente denimin per vrasjen e Genc dhe Luan Muces. Dy muaj me pare Kurmemajt kishin tentuar ti vrisnin djalin e tij 16-vjecar.