E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhen 240 metra kabull telefoni 4 te arrestuar

TIRAN- Kater persona u arrestuan ne flagrance nga Policia e komisariatit nr.6 ne Kombinat me akuzen e vjedhjes ne bashkepunim te nje sasie prej rreth 130 metrash kabull optik ne pronesi te shoqerise se telefonise fikse Albtelekom qe kishte shtruar rrjetin e saj ne kete zone.


B. B 17 vjec Dion Vitrika 18 vjec te dy banues ne Tirane u arrestuan nga sherbimet e policise se komisariatit nr.6 ne kryeqytet pasi u kapen mesnaten e se henen ne rrugen Llazi Miho pasi kishin vjedhur afersisht 100 meter kabull telefonik ne pronesi te kompanise se telefonise fikse.


Kabulli i vjedhur u sekuestrua ne cilesine e proves materiale nga policia ndersa dy adoleshenteve iu komunikua akuza e vjedhjes. Po per vepren penale te vjedhjes se kabullit telefonik u arrestua ne flagrance Marjel eku 19 vjec banues ne Tirane.


Ai u kap rreth ores 0245 ne rrugen Sejfi Vllamsi ne Kombinat pasi kishte vjedhur nje sasi kabull i cili u sekuestrua ne cilesine e proves materiale. Disa ore me vone policia arrestoi edhe nje person tjeter ne afersi te Unazes se Re Rustem Hareshken 49 vjec banues Tirane. Sipas policise ai u kap nga ne flagrance nga patrulla e pergjithshme me nje sasi prej 100 m kabull telefonik po te kompanise se telefonise fikse.


Ne total sipas policise ishin bllokuar rreth 240 meter kabull telefonik me fiber optike vlere e te cilit sipas policise arrin ne disa miliona lek. Pas bllokimit te sendeve te vjedhura policia i komunikoi te arrestuarve akuzen e vjedhjes se prones private ne bashkepunim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›