Vrasja e Mirit të Xhikes, 20 vjet burg për Lavdërim Tufën
Share
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 20 vjet burg Lavdërim Tufën, që akuzohej për vrasjen e Fatmir Ramës, ose i njohur ndryshe me emrin Miri i Xhikes.
Prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm për autorin e një prej vrasjeve më të bujshme në Tiranë, por gjykata ka vendosur që ta dënojë atë me vetëm 20 vjet burg.
Vrasja për të cilën akuzohej Tufa ka ndodhur më 29 mars 2003, ndërsa procesi gjyqësor ndaj tij ka zgjatur për vite, madje ai në një moment mund të dilte i pafajshëm, pas një prove ADN-je, e cila pretendonte se nuk ishte ai vrasësi i Fatmir Ramës.