E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendoset drejtësi për familjen që tentoi të hyjë në ambasadën e SHBA

Share

Zef Kola

-Nuk të dëgjon kryeministri, nuk ta var policia, drejtohu tek ambasada që të lëvizë drejtësia

Para pak ditësh, një familje nga Mirdita tentoi të hyjë në ambasadën amerikane në orën tre të mëngjesit. Ata u ndaluan dhe u dërguan në një nga komisariatet e Tiranës. Kryefamiljari Zef Kola tregoi se e kishte ndërmarrë aktin e dëshpëruar për shkak se i kishin dhunuar familjen. Sipas tij, askush nuk e kishte vënë ujin në zjarr edhe pse kjo nuk është hera e parë. Ai kishte tentuar të komunikonte edhe me kryeministrin, por nuk ishte e mundur. Policia nuk ishte shqetësuar, edhe pse Kola thotë se drama e tij ka vite që zhvillohet.

Pasi lajmi u bë publik, policia ka arrestuar personin që ka dhunuar gruan e vajzën e Zef Kolës. Ai është Dedë Tuci. Gjykata ka vendosur ta lërë në burg Tucin pasi ka parë raportet mjekësore dhe dëshmitë. Vetë Tuci ka pranuar fajin duke thënë se është revoltuar pasi gratë e familjes Kola mbushnin ujë në tokën e tij.

Ndërkohë mësohet se Dedë Tuci është dënuar për një ngjarje të ndodhur në vitin 1997. Ai ka grabitur një makinë të BBC-së.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›