Anjeza Shahini ben bilancin e 10 viteve ne skenat shqiptare
Kengetarja e mirenjohur Anjeza Shahini, dje ka kujtuar me ane te nje statusi ne “Facebook”, momentin kur ajo eshte bere fituese e talent-shout “Ethet e se premtes mbrema”, nga ku startoi edhe karriera e saj muzikore me pas. Tashme ajo ka dhjete vite te suksesshme ne skenat shqiptare dhe me kete rast, ka bere nje rezyme te gjithe ketyre viteve ne skene, pa harruar qe te falenderoje te gjithe fansat e saj per mbeshtetjen qe i kane dhene. “Sot 10 vjet me pare, jam kurorezuar me fitore ne “Ethet e se premtes mbrema”, nje emocion qe shtroi rrugen time drejt muzikes. Ne keto 10 vjet, kam renditur disa cmime, te para, te dyta, interpretimi, kritike, kombetare dhe nderkombetare. Pothuajse ne cdo vit e angazhuar me nje nder festivalet si ai "i Dhjetorit, Kenges Magjike, i Top Festit" e shume spektakle televizive. Kam realizuar nje album me autore te ndryshem e te spikatur, si dhe shume single disa prej tyre me videoklipe. Kam udhetuar shume duke kenduar per publikun shqiptar e te huaj, prane kolegeve te mi. Vite te mbushura me emocione pozitive, ndonjehere edhe negative. Nuk jam bere ende e pasur, por gjasat jane, qe prej artit vec shpirtin mund te pasurojme. Shpresoj mos kem zhgenjyer fansat e mi gjate kesaj kohe, uroj te kem po kaq deshire per te vazhduar kete rruge me po kaq pasion dhe dashuri. Nje Big Faleminderit, te gjithe atyre qe me kane mbeshtetur, dhe nje gote vere sot e ngre per te gjithe bashke “Etheistet” :)", ka perfunduar kengetarja e mirenjohur. Y. S.