E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje tjeter dashuri, per Nora Istrefin

Kengetarja Nora Istrefi, e ka filluar mbare vitin 2013, me publikimin e kenges qe e solli ne bashkepunimit me reperin Vig Popa, “Big Love’’, e cila eshte mirepritur nga publiku. Gjate muajit te kaluar ajo ka festuar ditelindjen e saj te 27-te, duke shkembyer edhe puthje te nxehta me te dashurin e saj, Robertin. Pervec muzikes dhe Robertit, nje nga dashurite e saj me te medha eshte edhe moda. Istrefi, e cila ka studiuar per dizajn mode, shquhet per paraqitjet e saj ndonese shpesh here eshte kritikuar per kopjim stilesh te yjeve te medha boterore. Keto dite, ajo ka qendruar ne nje nga kryeqendrat boterore te modes, Milano te Italise. Kete lajm e ka publikuar vete me ane te nje fotoje qe ka postuar ne rrjete sociale, por nuk ka treguar arsyen qe gjendet pikerisht ne kete qytet te modes. Ndoshta per te ndjekur trendet e reja, apo nje bashkepunim ne fushen e modes?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›