Si do te perzgjidhen bankat e nivelit te dyte
Nje tjeter vendim qe do te diskutohet ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak, eshte miratimi i kritereve dhe procedurave per perzgjedhjen e bankave te nivelit te dyte per “zbatimin e Programit te Zhvillimit Ekonomik dhe Punesimit “Skema e Fondit te Garancise”. Ne baze te ketij vendimi, kusht paresor eshte qe banka te jete e nivelit te dyte, te kete numer klientesh te biznesit te vogel, jo me pak se 2,500 per qytetin e Tiranes; te kete numer sportelesh te biznesit te vogel jo me pak se 4, per qytetin e Tiranes; te krijoje mundesi per hapje sporteli te dedikuar fondit te garancise se Bashkise se Tiranes; te ndikoje ne zgjerimin e tregut te kredidhenies duke perfshire ne skeme bizneset qe nuk jane trajtuar me pare nga bankat per mungese kolaterali; te shtoje numrin e bizneseve te rinj prane regjistrit te Bashkise; t’i jape mundesi bizneseve te vogla te sigurojne kredine prane nje kompanie sigurimi; si dhe te paraqese afatet kohore/skemen. Ne kriteret e vecanta qe duhet te permbushe banka eshte komision zero (0) per shlyerjen e kredise para afatit; norma e interesit me e ulet se tregu ekzistues; mbulimi i kolateralit nga ana e Bashkise te jete ne nivelet 30 – 50%; si dhe interesa financiare te depozites me nivel me te larte. Vendimi gjithashtu parashikon procedurat qe do te ndiqen per perzgjedhjen e bankes se nivelit te dyte qe do realizoje projektin. Keshtu eshte parashikuar qe te ngrihet nje komision per hartimin e dokumenteve, i cili brenda 5 diteve nga data e miratimit te urdhrit te Kryetarit pergatit ftesen per oferte. Me pas ben njoftimin per konkurrim qe publikohet per nje periudhe 10 (dhjete) ditore ne stendat prane Bashkise se Tiranes dhe faqen zyrtare te saj. Njoftimi per konkurrim, publikohet tre dite radhazi ne dy gazetat me tirazh me te madh me shtrirje kombetare. Me pas Komisioni i vleresimit te ofertave, brenda 5 diteve nga data e fundit per paraqitjen e ofertave shqyrton dokumentacionin e depozituar nga bankat konkurruese dhe pergatit propozimin per Kryetarin e Bashkise duke listuar tre ofertat me piket me te larta bazuar ne kriteret e perzgjedhjes. Kryetari i Bashkise, mbi bazen e propozimit te pergatitur nga komisioni i vleresimit te ofertave, perzgjedh banken fituese.