Vrasja e Xhindit, akuza vendos përgjimin masiv
07/09/2009 Pesë muaj nga vrasja e Fatmir Xhindit, asnjë person i akuzuara
Roskoveci dhe Kurjani, nën lupën e ekspertëve të krimeve
TIRANE- Mos gjetja e asnjë prove që do të implikonte personat konkretë, në vrasjen e deputetit të Partisë Socialiste Fatmir Xhindi, ka bërë që tashmë hetuesit e çëshjes të fokusohen më tepër në përgjimin e personave të dyshuar se sa në marrjen në pyetje të tyre apo në kërkimin e informacionit nëpërmjet agjentëve. Të paktën kështu kanë deklaruar burime pranë grupit hetimor të kësaj çështjeje, të cilët shpresojnë se duke përgjuar eksponentët e dyshuar në zonën e Roskovecit dhe Kurjanit, një ditë mund të arrijnë në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë. Nisur nga kjo mënyrë, ekspertët e organit të akuzës kanë kërkuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, dhënin leje për përgjimin e një numri të madh personash. Kjo e fundit i ka dhënë “ok” akuzës, duke bërë që tashmë të përgjohen masivisht një numër i madh personash në zonën e Roskovecit dhe fshatin Kurjan. Ndërkohë që para marrjes së këtij vendimi, specialistët e Krimeve të Rënda në bashkëpunim edhe me policinë e Fierit, kanë shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 300 persona, të cilët kanë sqaruar pozicionin e tyre lidhur me ekzekutimin e deputetit të ndjerë Fatmir Xhindi. Për hetuesit ata nuk kanë dhënë asnjë informacion, nga i cili mund të zbardhej sado pak identiteti i personit që mbrëmjen e 2 majit të këtij viti qëlloi me 15 plumba në drejtim të 40-vjeçarit Xhindi. Përtej deklaratave të njëpasnjëshme të ministrit të Brendshëm Bujar Nishani, se organet hetimore kanë zbardhur vrasësin e deputetit Xhindi, Prokuroria nuk jep asnjë të dhënë, e cila bën fjalë për identifikimin e ekzekutorëve. E. Qyno
Nishani dhe Prokuroria
Përgjatë këtyre 5 muajve, i vetmi që ka ngritur zërin dhe ka këmbëngulur se hetuesit ndodhen shumë pranë kapjes së autorit është ministri i Brendshëm Bujar Nishani. Por pavarësisht deklaratave të tij, ende nuk ka një të akuzuar për ngjarjen e rëndë. E gjendur mes polemikave dhe presionit për të zbardhur ngjarjen, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përjashtuar pistën politike apo atë të konfliktit për shkak të detyrës. Duke radhitur që nga pistat e konflikteve për pronësinë deri tek ajo për një vendim gjyqësor. Ndërkohë që lidhur me çështjen vazhdohet të kryhen një sërë analizash hetimore.