Banorët e Marinzës dhe Kuqarit bllokojnë naftën
07/09/2009 Shpërthime të tjera nga puset bindin protestuesit për shkaqet e prishjes së banesave
Paralajmërojnë: Protesta masive ditën e hënë, deri në zgjidhjen përfundimtare
FIER- Edhe një ditë pas shpërthimit duket se banorët e zonës së Zharrëzës dhe të Kuqarit, Patos, do të mbeten të palëkundur dhe të vendosur për t’i shkuar deri në fund zgjidhjes së çështjes së shpërthimeve. Pas pezullimit të punës dhe bllokimit të tre boteve në sektorin numër 9, banorët kanë nisur dje të tjera protesta. Në orë të veçanta të ditës, zakonisht në oraret kur përfaqësuesit e kompanisë “Bankers” shkonin në puset e naftës, banorët kanë bllokuar akset hyrëse. Ata tregojnë se grupe banorësh po bëjnë roje me radhë që të mos nisë puna e pezulluar mbrëmë, ndërsa shprehen se të tjerët do të vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë. Banorëve duket se u ka dhënë “garanci” për shkaktarin e vërtetë të shpërthimeve edhe fakti që, kur kanë shkuar pranë pusit nga ku vinin këto lëkundje ditën e djeshme, kanë gjetur aty disa punonjës të kompanisë së naftës, të cilët ishin frikësuar pas asaj që kishte ndodhur, ndërsa kishin pranuar se këto shpërthime erdhën nga pusi. “Ishin gjashtë punëtorë që po injektonin uji me solucion brenda në pus dhe deklaruan vetë punëtorët që ky proces dha një tronditje shumë të fuqishme dhe se u larguan me vrap nga frika, pasi depot e ndodhura aty pranë kanë lëvizur nga vendi. Çfarë të kërkojmë më. Ky është rasti më flagrant”, ka thënë Bardhosh Lule. E ndërsa kanë gjetur në flagrancë punëtorët dhe kanë dëgjuar pohimin e tyre për shpërthimin, banorët e Kuqarit duket se janë të vendosur të vazhdojnë ta mbajnë pezull pa afat këtë sektor nafte. “Nuk do të lejojmë që këtu të futet asnjë punëtor dhe automjet. Jemi të bindur se shpërthimet vijnë nga kompania, megjithëse herën e parë e përgënjeshtruan këtë fakt duke thënë se ishte tërmet. Nuk do të lejojmë asnjë ndërhyrje tjetër derisa të merren masa. Jemi në pritje që kryetari i Bashkisë së Patosit të kontaktojë më instancat më të larta, madje edhe me Kryeministrin, ashtu sikurse na ka premtuar në takimet e mëparshme”. Kështu janë shprehur banorë të zonës së Kuqarit, të cilët janë të vendosur të mos lejojnë punëtorë në këto puse. Kryetari i komunës Tauland Grëmi është shprehur se ndjehet i detyruar të përballet me firmën naftënxjerrëse, nëse sigurohet prova që është pikërisht kjo firmë ajo që po rrënon përditë e më shumë banorët e kësaj zone. “Nëse ne arrijmë vërtetojmë, ashtu sikurse nga thonë banorët, pra në bazë të pretendimeve të tyre, patjetër që do të ketë sanksione ligjore dhe përballje me kompaninë naftënxjerrëse”. Kështu ka deklaruar kryetari i komunës Tauland Grëmi.