Vrasja e amerikaneve Topi ngushellon Obamen
Kreu i shtetit Bamir Topi i dergoi dje nje mesazh ngushellimi Presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes Barack Obama per ngjarjen e 2 marsit ku dy ushtare amerikane humben jeten nga nje sulm me arme ne aeroportin e Frankfurtit dhe dy te tjere jane plagosur rende.
Me hidherim shume te thelle mora lajmin makaber te vrasjes se dy ushtareve amerikane dhe plagosjen e dy te tjereve nga nje dore kriminale dhe terroriste qe preku rende ndjenjat e kombit shqiptar dhe atij amerikan ne nje moment te shkelqyer te marredhenieve te gjithanshme midis dy popujve e vendeve tona - vijon mesazhi i Topit drejtuar presidentit Obama. Gjithashtu kreu i shtetit ne emer te popullit shqiptar u shpreh ngushellimet me te sinqerta familjeve te viktimave qeverise dhe gjithe popullit amerikan. Shpreh bindjen e plote se shume shpejt do te zbulohen motivet kriminale te kesaj dore gjakatare dhe drejtesia do te jape denimin e merituar - thuhet ne mesazhin e Presidentit Topi.