Vrasja e amerikanëve, Uka do përballet me 5 akuza

Autoritetet gjermane ka deklaruar se janë ngritur pesë akuza për Arid Ukën, autorin e vrasjes së dy ushtarëve amerikanë në aeroportin e Frankfurtit.
Sipas mediave ndërkombëtare tashmë 21-vjeçari do të përballet me dy akuza për vrasje dhe tre akuza për tentativë vrasje.
21-vjeçari Arid Uka tashmë gjendet në paraburgim deri në përfundim të hetimeve.
Autoritetet gjermane pohojnë se ai ishte besimtar mysliman, por është radikalizuar vetëm së fundi.
Forcat amerikane të sigurisë deklaruan se Arid Uka nuk ishte pjesë e ndonjë liste të dyshuarish për lidhje me terrorizmin. Në Uashington janë bërë publike emrat e ushtarëve amerikanë të vrarë. Ata janë 25 vjeçari Nikolas Alden nga Karolina e Jugut dhe Zakaria Kadbek nga Virxhinia.
Ndërkohë më herët zëdhënësi i Pentagonit, koloneli Dejv Lapan tha se ende nuk është e qartë nëse edhe persona të tjerë janë të përfshirë në këtë sulm.