Vrasja e anglezit, kurthi me hashash
Ardian Bushi
Deshmite e dy te rinjve te arrestuarve per vrasjen e britanikut Eduard Krejtorn (Craythorne) kane zbardhur detajet e krimit, qe, sipas hetuesve, ishte i paramenduar dhe i mirorganizuar. Arlin Vukaj, 19 vjec dhe Mario Pjetrushi, 18 vjec, kane treguar me hollesi perpara oficereve te policise gjyqesore se si vepruan per te futur ne kurth anglezin, si e vrane dhe si u munduan te fshehin gjurmet e krimit. Gjate gjithe kohes qe vazhdonin hetimet, Mario Pjetrushi, shoku i ngushte i viktimes, ishte vene “ne dispozicion” te policise per gjetjen e vrasesit te Eduardit, duke u munduar te depistonte hetimet.
Arlin Vukaj ka treguar dje se ai nuk kishte shume miqesi me Eduardin, prandaj si “karrem” per te terhequr anglezin ne kurth ka sherbyer 18-vjecari. “Mario kishte hyrje-dalje familjare me Eduardin dhe ai i besonte, ka treguar Vukaj. Mbremjen e 2 shkurtit e ftuam te dale me ne shetitje. I thame te pinim nje cigare marijuane. Eduardi pranoi. Atehere hyri ne loje Mario, i cili i tha se duhet te shkonim diku larg, pasi po te na kapte policia rrezikonim 20 vjet burg”. Gracka funksionoi. Ftesa e dy te rinjve e kishte joshur anglezin, i cili vazhdimisht qendronte me Marion dhe i besonte gjithcka.
Dy te rinjte e terhoqen 23-vjecarin ne Malin e Shengjinit, duke ecur afro nje ore mes shkembinjve, derisa mberriten prane nje banese te braktisur. Ata kane treguar se Mario mbante me muhabet Eduardin, ndersa Arlini iu afrua nga prapa dhe e goditi me nje sepate te vogel ne koke. Ndersa 23-vjecari ra pertoke, Mario iu sul me grushte ndersa Arlini e qelloi serish ne fytyre. Me pas i hoqen byzylykun nga duart, varesen e florinjte dhe i kontrolluan xhepat. Arlin Vukaj dhe Mario Pjetrushi kane pohuar se plani i tyre ishte t’i merrnin karten e kreditit dhe celesat e shtepise, me qellim qe naten te hynin te maskuar ne shtepine ku kishin mbetur vetem femra dhe t’i shtrengonin per t’u dhene numrin e llogarise se tyre bankare dhe fjalekalimin.
Pas krimit, dy te rinjte thane se kane marre trupin e Eduardos dhe e hodhen ne pus. Per te larguar dyshimet, ata u kthyen heret ne shtepi dhe pastaj dolen per te luajtur bilardo, qe t’i shikonin te gjithe. Nderkohe ata kishin lidhur besen per te mos i treguar askujt per gjithe cfare kishte ndodhur, te bindur se heret a vone do te thirreshin ne polici. Mbremjen e krimit, nena e Eduardos i ka telefonuar Marios, per te pyetur per te birin. “Eshte larguar me dy shoke per ne Elbasan”, eshte pergjigjur 18-vjecari, duke i dhene fund me kaq bisedes. Ne ditet ne vijim, ai eshte thirrur ne polici, duke u dhene uniformave blu versionin e tij mbi largimin e 23-vjecarit. Per dite te tera, 18-vjecari se bashku me te atin ka shoqeruar policine ne Shkoder, Tirane e Elbasan, ne kerkim te “automjetit me targa angleze, me te cilin u largua Eduardi”.
Diten qe u gjet trupi i 23-vjecarit, nga Britania e Madhe, policia kuptoi se ishte “terhequr per hunde” per nje kohe te gjate. Eduardi nuk kishte shkuar ne Elbasan, sic thoshte Mario dhe as ishte larguar nga Shengjini me automjet. Ndersa kishte gjetur argjendarin qe kishte blere argjendurinat e viktimes, policia organizoi perballjen e tij me 18-vjecarin. Pohimi i argjendarit ishte prova e pare. Burime nga policia e Lezhes bene te ditur se ne ato minuta qe qendruan vetem per vetem ne dhomat e shoqerimit, Mario dhe Arlini pyeten njeri-tjetrin se mos u kishte rreshqitur gjuha per vrasjen e Eduardit. Kjo ishte prova e dyte per uniformat blu. Derisa dy te rinjte u thyen ne hetuesi dhe treguan se si vrane shokun per nje grusht para.
Banoret: “Nuk eshte e mundur!”
Ngjarja duket ende e pabesueshme per banoret e Shengjinit, qe tregojne se dy te rinjte njihen si bij te dy familjeve shume te mira dhe qe nuk jane ne veshtiresi ekonomike. Ndersa familja e Eduardit ishte e dashur me te gjithe dhe gjithnje e gatshme per ndihme. Nje nga banakieret e lokalit poshte pallatit te tyre, thote se cdo dite ne vere, ne apartamentin e Krajtorneve ne katin e shtate te nje pallati, vinin dy femije jetime per te ngrene, pasi anglezet kishin nje deshire te madhe per bamiresi. “Anglezet? Jane njerez te mrekullueshem”, thote ai.
Viktima u njoh nga tatuazhet
Sofije Craythorne se bashku me vajzen e saj kane mberritur rreth ores 20:30 te mbremjes duke u gdhire dita e djeshme ne morgun e spitalit rajonal te Lezhes. Punonjesit e morgut thane se kufoma ishte ne nje shkalle te larte dekompozimi dhe tejet e demtuar ne pjesen e fytyres. “Kane qene tatuazhet ne trupin e viktimes, ato qe kane ndihmuar nenen ne njohjen e djalit te saj, ndersa eshte keputur nga dhimbja. Sipas burimeve policore, Sofie Krejtorn i ka rene te fiket ne momentin qe ka njohur te birin ne morg dhe eshte permendur pas me shume se nje ore.
Familjet e te arrestuarve, ngujim nga turpi
Familjet e Arlind Vukajt dhe Mario Pjetrushit nuk dalin nga shtepite e tyre, pas asaj qe ndodhi. Ndonese nuk jane kercenuar nga askush, fqinjet e tyre thone se familjet e dy te arrestuarve i mundon turpi per akuzen qe eshte ngritur ndaj djemve te tyre. Si viktima dhe dy te arrestuarit i kane shtepite prane njeri-tjetrit. Familja e Eduard Craythorne eshte e vendosur prej dy vitesh ne katin e shtate dhe te tete te nje pallati. Pas pallatit te Eduardit e ka shtepine Arlind Vuka, ndersa dy pallate me tutje eshte banesa e Mario Pjetrushit.