Vrasja e 40-vjecares, lirohet Romario
I mituri, qe akuzohet per vrasjen e 40-vjecares Engjellushe Sinjari, ne nentor te vitit te kaluar, ka dale dje nga izolimi. Romario H., 13-vjecari nga Berati, qe pranoi se kreu nje krim makaber, tashme eshte i lire. Femija ka lene ambientet e spitalit te Beratit, ku qendroi per disa muaj dhe aktualisht eshte prane familjes ne shtepine e tij. Kane deshtuar ne kete menyre edhe perpjekjet e prokurorise per ta konsideruar 13-vjecarin si “te semure mendor” dhe per ta mbyllur ne nje spital psikiatrik. Mesditen e djeshme, babai i tij, Ylli, ka mberritur ne ambientet e spitalit me vendimin e Gjykates se Apelit ne Vlore, vendim i cili e la te lire femijen ne mungese te nje institucioni per femije. Fillimisht po kjo gjykate vendosi qendrimin e tij ne nje institucion riedukimi, por nje i tille nuk ekziston ne vendin tone. Duke pasur parasysh kete fakt, sektori i krimeve per femije ne Vlore, i kerkoi gjykates ndryshimin e vendimit, gje e cila nuk eshte marre parasysh.
Burime prane repartit te kirurgjise ne spitalin rajonal te Beratit bejne te ditur se pas mesdites se djeshme, Romario eshte larguar nga dhoma me numer 22, dhoma e vetme e sigurise ne spitalin e ketij qyteti. Femija eshte shoqeruar me nje mjet sigurie te policise drejt baneses se tij, ne lagjen “Donika Kastrioti”. Burime te Komisariatit te Beratit bejne te ditur se femija do te qendroje nen mbikeqyrje ne banesen e tij. “Agjente civile do te mbajne nen survejim 13-vjecarin pa rene ne sy”-pohuan burimet. Per te evituar perplasje me banoret e lagjes, policia tha se e dergoi femijen ne orarin e drekes, kur ne rruge ka me pak levizje.
Eriola Hazizolli
Cfare ndodhi kater muaj me pare
Ngjarja, per te cilen Romario i shpetoi denimit, per arsye te moshes, ndodhi ne muajin nentor te viti te kaluar. Sipas versionit te policise, femija 13-vjecar, pasi i kerkoi Engjellushe Sinjarit, nga fshati Skrevan, i rrethit te Beratit, te shkonte ne shtepi me te, e mbyti me rripin e pantallonave. Krimi u konsumua prane nje bunkeri, ku dy bashkudhetaret kishin ndaluar per t’u mbrojtur nga shiu. Romario H. pranoi perpara oficereve te policise gjyqesore se i mori viktimes 1400 leke dhe, ndersa ajo vdiste me fytin e shtrenguar, kreu me te marredhenie seksuale.
Arlindi nuk kishte nevoje per para
Dorina Vukaj, motra e njerit prej te arrestuarve, eshte e tronditur nga ajo qe ka ndodhur dhe nuk mundet te besoje qe vellai i saj te kete gisht ne nje krim te tille te tmerrshem. Ajo thote se Arlindi eshte djale i vetem dhe nuk kishte asnje arsyeje per te kryer nje krim te tille. Ai nuk ka qene shoqeruar asnjehere me Eduard Craythorne. Ndersa me Mario Pjetrushin, po. “Une e njohe mjafte mire vellane tim dhe nuk me besohet se ai ka kryer nje krim te tille. Ai mundet te dije dicka dhe i ka dhene fjalen shokeve per te mos treguar, por nuk ka ate zemer ai dhe ate mendje”. E bindur ne pafajesine e Arlindit, Dorina kerkon qe policia te thellohet ne hetime. “Nese policia heton me imtesi do te dale e verteta. Babai im dhe nena ime kane nje ekonomi te mire, pasi babai eshte pronar i nje varke ne Shengjin”. Dorina thote se Arlindi nuk kishte nevoje as per leke, as per pasuri se ka nje shtepi te shkelqyer dhe eshte shume mire nga ana ekonomike. Po keshtu eshte djale i vetem dhe si i tille eshte mbajtur gjithnje afer. “Une bashkohem me dhimbjen e familjes se Eduard Craythorne dhe me vjen keq si te ishte vellai im, por Arlindi nuk kishte motiv per te kryer nje krim te tille dhe nuk mund ta besoj qe te jete i perzier ne nje histori te tille”, thote motra.