E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarm, po zhduket gjysma e 6700 gjuheve te botes

Me shume se gjysma e 6700 gjuheve rrezikojne te zhduken, ndersa 96 per qind e tyre fliten vetem nga kater per qind e popullsise boterore. Shifrat u publikuan dje nga UNESCO (Organizata e Kombeve te Bashkuara per Edukimin, Shkencen dhe Kulturen), ne "Diten Nderkombetare te gjuhes amtare". Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara e ka shpallur 2008-en vitin nderkombetar te gjuheve.
Organizata permend rastin e Australise, ku 110 nga 250 gjuhet autoktone jane klasifikuar ne gjuhet qe rrezikojne te zhduken, nderkohe qe vetem 18 prej tyre jane konsideruar si gjuhe te qendrueshme. Bonuba, nje gjuhe autoktone, nuk ka me shume se 100 foles, ben te ditur Organizata. "Meqe gjuhet shuhen, shumellojshmeria kulturore, pasuri e njerezimit, pakesohet", vlereson UNESCO. Ajo citon dhe rastin e Indise, "piramide" e 1650 gjuheve qe mbulohen nga anglishtja dhe gjuha indiane dhe ben perpjekje te vazhdueshme per te praktikuar nje politike shumegjuheshe, ku perfshihen gjuha amtare ose rajonale, nje gjuhe zyrtare (indiane ose angleze) dhe nje gjuhe tjeter moderne.
Sipas UNESCO-s, mbrojtja e shumellojshmerise kulturore realizohet permes mijera gjuheve, nje pjese e te cilave rrezikojne te zhduken, dhe permes respektimit te gjuhes amtare te emigranteve ne Perendim. "Gjuhet me problemet e tyre komplekse, te identitetit, te komunikimit, te integrimit shoqeror, te edukimit dhe te zhvillimit, marrin nje rendesi te vecante per popujt dhe per planetin", nenvizoi UNESCO. Ajo gjithashtu thekson problemin e vendit qe i eshte dhene gjuheve te emigranteve nga vendet perendimore, si element thelbesor i kohezionit te shoqerive, qe perbehen nga qytetare me origjine te huaj, sipas raportit te dy universiteteve te Vendeve te Uleta. "Per te mbrojtur te drejtat gjuhesore te femijeve te te gjitha origjinave, duhet te shikohen direktiva te tjera ne Evrope, ato jane te pashmangshme nese do te ruhet kohezioni shoqeror dhe te ruhet atmosfera pozitive ne shoqeri," vlereson raporti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›